JUVELIVE

02 nëntor 2009

Ronaldo : Afrika Jugore mund të befasoj

Lojtari më i mirë i vitit Cristiano Ronaldo beson se Afrika e Jugut mund të shktaktojë telashe për Kupën e Botës vitin e ardhshëm.
Duke folur për Kickoff.com në fillimin e renditjes Castrol në Madrid, Spanjë, Ronaldo tha se Afrika e Jugut duhet të jetë nje mësim për kombëtaren portugeze. Në vitin 2004 Portugalia i kishte të gjitha shanset për të fituar Kampionatin Evropian pasi që luajti në shtëpi por e humbi atë.
“Kjo do të jetë e vështirë, por ata janë duke luajtur në shtëpi, kështu që motivimi do të jetë i lartë, ” tha ai për kickoff.com. “Unë mund të ju jap një shembull, në vitin 2004, Portugalia e zhvilloi Kampionatin Evropian në shtëpi por ja që nuk e fitoi. Ndoshta Afrika e Jugut mund të sjellë të papritura në Kupën e Botës.
Ylli i Real Madrid tha ” Unë kam luajtur kundër Afrikës së Jugut. Ata janë një ekip i mirë, dhe përpiqen të luajnë mirë.
“Ata kanë lojtarë shumë të mirë, si Steven Pienaar, që kam luajtur kundër tij në ligën angleze. Por nuk është vetëm ai sepse ka shumë lojtar të klasit të tij, dhe ata mund të sjellin të papritura. ”
“Unë kurrë nuk kam qenë në Afrikën e Jugut më parë, por ne nuk jemi kualifikuar ende, kështu që tani unë jam duke menduar vetëm për Bosnjën, ” tha ai. ” Bosnja është një ekip shumë i vështire, dhe ne duhet ti respektojmë ata. Por nëse ne e mundim atë atëherë do të fillojmë të mendojmë për Kupën Botërore. ”