Shpërthen Mançesteri: Hamsik, Kjaer e Xheko
Jo vetëm Çelsi e kërkon Marek Hamsikun. Për mesfushorin e Napolit sinjalizohen disa lëvizje të tjera nga Premier League. Të skuadrat e mëdha angleze e mbajnë nën vëzhgim të rreptë, pas disa deklaratave të ditëve të fundit, për fat të keq napoletanët do ta kenë të vështirë ta mbajnë në fund të sezonit. Ata theksojnë se "është i pashitshëm". Por edhe Mançester Junajtid është në lojë për të. Aleks Ferguson po e ndjek prej rreth një viti. Lajmin e bën të ditur "Daily Telegraph", sipas së cilës verën e ardhshme "Red Devils" do të mbështeten te lojtarët e rinj për të rinuar skuadrën. Por, Mançesteri rivalizon edhe me Milanin, sepse tashmë ka vënë në shënjestër edhe Kjaer dhe sulmuesin boshnjak Edin Xheko.