JUVELIVE

25 nëntor 2009

Presidenti i Atletikos: Kini durim

Presidenti i Atletikos së Madridit, Enrike Cerezo, ka thënë të hënën se tifozët duhet të kenë durim pas një fillimi katastrofal të sezonit, që e ka lënë skuadrën spanjolle në vendet e fundit pas 11 javësh. “Duhet të kemi durim dhe ne do të fillojmë të fitojmë. Kemi vetëm shtatë pikë dhe nuk është normale. Shpresoj se do të dalim nga kjo krizë e komplikuar”, ka thënë ai. Atletiko doli në vend të katërt vjet në kampionatin spanjoll dhe shkoi në Champions, por këtë sezon është shumë larg formës së vet dhe ka bërë sezonin më të keq në 56 vjet. Atletiko është eliminuar nga Liga e Kampionëve dhe është në vend të tretë nga fundi në kampionatin spanjoll.
Atletiko ka mbrojtjen më të keqe të kampionatit, pasi ka pësuar 24 gola, dhe ka vetëm një pikë më shumë se Malaga e vendit të fundit. Atletiko viziton APOEL-in në Ligën e Kampionëve sonte dhe para kësaj ndeshjeje ndodhet në vendin e tretë, pas Çelsit dhe Portos së kualifikuar dhe ka nevojë për një fitore synon të shkojë në Ligën Europa. “Objektivat tanë imediatë janë të qartë. Duhet të mundim Apoelin, pastaj Espanjolin dhe Kserezin. Duhet të fitojmë dhe lojtarët e dinë këtë. Ata e dinë se gjërat nuk po shkojnë mirë dhe nuk e pëlqejnë këtë situatë”, ka thënë Cerezo. “Duhet të shohim përpara dhe të dalim nga ky moment i vështirë sa më shpejt të jetë e mundur.”