26 nëntor 2009

Pas disa ditësh mbledhja e FIFA-s për FFK-në

Delegacioni i Federatës së Futbollit të Kosovës, në krye me kryetarin Fadil Vokrri, të mërkurën, përsëri janë pritur në selinë e FIFA-s. Në FIFA kanë qenë Geoff Thompson, kryetar i komisionit të federatave kombëtare të FIFA-së, Jerome Champaigne, këshilltar i presidentit të FIFA-s, Sepp Blatter, Marc Williger dhe Thiery Regent, zyrtarë ligjorë të FIFA-s. Gjatë këtij takimit delegacioni i FFK-së ua ka dorëzuar një dokumentacion voluminoz përfaqësuesve të FIFA-s, nëpërmjet të cilit shtëpia më e madhe e futbollit të botës do të dalë pas dy javësh para anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv, në mbledhjen që do të mbahet në Cape Town të Afrikës së Jugut më 3 dhe 4 dhjetor.