JUVELIVE

02 nëntor 2009

Markus Babel: Ky është vetëm fillimi!

Trajneri i Shtutgartit, Markus Babel, mendon se barazimi 0-0 ndaj Bajernit të Mynihut është vetëm fillim i daljes nga kriza. Shtutgarti kishte humbur pesë ndeshjet e fundit në të gjitha veprimtaritë, përfshi edhe atë në Kupën e Gjermanisë ndaj një kundërshtari nga kategoria e dytë, dhe kjo kishte vënë në dyshim të ardhmen e Babelit në stolin e kësaj skuadre. Por barazimi me Bajernin ngjason si drita në fund të tunelit dhe ish-mbrojtësi i kombëtares gjermane ka gjetur optimizimin. “Më duhet ta përgëzoj skuadrën që luftoi me nder ndaj një prej ekipeve më të forta të Europës dhe mendoj se ky barazim do të shërbejë si pikë kthese, - tha Babel.
- Shpresoj që të jetë vetëm fillimi i një serie pozitive rezultatesh që do të na largojë nga situata e vështirë në të cilën ndodhemi.” Në ndeshjen e ardhshme Shtutgarti do të luajë ndaj Seviljes në Ligën e Kampioneve. “Duhet të shfrytëzojmë aspektet pozitive të ndeshjes me Bajernin për transfertën në Spanjë. Nuk kemi asgjë për të humbur dhe kjo largon tensionin,” - përfundoi Babel.