25 tetor 2009

West Ham përmbys rezultatin për ti ndarë pikët me Arsenal

West Ham ka bërë një përmbysje të madhe në rezultat kundër Arsenal duke I rëmbyer një pikë shumë të rëndësishme…

Arsenal nuk ka mundur që ta ruaj epërsin prej dy golave që e kishte në pjesën e parë kundër West Ham duke barazuar me rezultat 2-2.
Të parët që kaluan në epërsi ishin mysafirët me një gol të shënuar nga Robin Van Persie në minutën e 16.

Saktesisht 21 minuta më vonë mbrojtësi i Arsenal William Gallas shënoi edhe golin e dytë për klubin e tij, ndodhi kjo në minutën e 37.

Me këtë rezultat përfundon pjesa e dytë dhe të gjithë mendonin se Arsenal do ta gjunjëzon West Ham në shtëpinë e tyre..

Por West Ham u rikthye në lojë duke e ngushtuar rezultatin në minutën 74 me C.Cole. Por West Ham beri nje surprise te madhe duke e barazuar rezultatin me A.Diamanti në minutën e 80 me anë të një penalltie.

Ky rezultat është i kënaqshëm për West Ham por krejt e kundërta për Arsenal.

Ja dhe rezultatet e kesaj jave ne Premier League

Wolves 1 – 1 Aston Villa
Birmingham 2 – 1 Sunderland
Burnley 1 – 3 Wigan
Hull 0 – 0 Portsmouth
Tottenham 0 – 1 Stoke
Chelsea 5 – 0 Blackburn
Bolton 3 – 2 Everton
Liverpool 2 – 0 Manchester Utd
Manchester City 2 – 2 Fulham
West Ham 2 – 2 Arsenal