25 tetor 2009

Hysi lider i ri – rezultatet dhe tabelat ( Superliga, Liga 1 )

Në kryendeshjen e kësaj jave, Hysi ka shënuar fitore me epërsi të lartë ndaj Trepçës, 4:0, duke ia rrëmbyer pozitën e parë në renditje. Dy gola në këtë ndeshje i realizoi Labinot Osmani (20’ dhe 43’), kurse me nga një gol kontribuuan Enis Zabërxha (37’) dhe Elhami Berisha (87’).

Ndërkohë, Prishtina me mjaft vështirësi ka mposhtur në kryeqytet Lirinë, me golin e kapitenit, Isuf Llumnica, në minutën e 43-të. Një gol për tri pikë të reja i ka mjaftuar edhe Besës në duel me Ferizajn. Golin e fitores e realizoi Haxhi Zeka, nga penalltia në minutën e 51-të.

Në derbin e skuadrave të fundit të renditjes, Gjilani ka mposhtur Vëllaznimin, me rezultat 3:1 dhe në këtë mënyrë ia ka lëshuar pozitën e fundit gjakovarëve. Mysafirët kaluan të parët në epërsi, me golin e Atdhe Gashit (19’), por më pas gjilanasit ishin më efikas në lojë dhe në fund iu gëzuan fitores me dy gola të Xhevdet Mujit (37’, 57’) dhe një gol të Arben Zeqirit (86’).

Fitoren e vetme si mysafire këtë javë e realizoi KEK-u në duel me Flamurtarin dhe atë me rezultat bindës, 3:0. Golat për skuadrën e drejtuar nga Bylbyl Sokoli i shënuan Florim Berbatovci, Kastriot Rexha dhe Mensur Simnica.

Raiffeisen Superliga

Rezultatet

Gjilani-Vëllaznimi 3:1
Hysi-Trepça 4:0
Prishtina-Liria 1:0
Drenica-Kosova (V) 3:0
Besa-Ferizaj 1:0
Flamurtari-KEK-u 0:3

Tabela

1. Hysi 27
2. Trepça 24
3. Flamurtari 22
4. KEK-u 21
5. Besa 20
6. Ferizaj 18
7. Liria 17
8. Prishtina 17
9. Drenica 17
10. Gjilani 13
11. Kosova (V) 12
12. Vëllaznimi 10

Liga e parë, java e 11-të:

Drita-Trepça ’89 4-1
Feronikeli-Sharri 1-4
Gjakova-Llapi 4-0
Besiana-Rahoveci 2-0
Istogu-Ballkani 0-0
F. Kosova-R. Sadiku 2-2
Lepenci-Ulpiana 2-0
2 Korriku-Vullnetari i UÇK-së 4-2

Tabela

1. Ballkani 23
2. Llapi 21
3. Rahoveci 18
4. Trepça 18
5. Fushë Kosova 17
6. Besiana 17
7. Istogu 15
8. 2 Korriku 14
9. Sharri 14
10. Gjakova 13
11. Drita 13
12. Feronikeli 11
13. Ramiz Sadiku 11
14. Ulpiana 8
15. Vullnetari i UÇK 7
16. Lepenci 7