JUVELIVE

27 tetor 2009

Taçi riinteresohet për Bolonjën

Rezart Taçi dita ditës po paraqitet më kontravers se Mourinho. Taçi pas dështimit gjatë verës, ose nga mos dëshira e tij, edhe pse ishin të gjitha detajet gati që ta blej Bolonjën, shpreh dëshirën për të blerë Bolonjën por jo tani, verën e ardhshme.
“ Unë ende nuk e kam zgjidhur këtë problem, jam duke punuar në të. Unë mund të them se Bolonja me afeksionon, po.”
I pyetur se a do ta blej Bolonjën për krishlindje, ai u përgjij “ Jo, jo për krishtlindje, por verën e ardhshme, në fund të sezonit. Dëshira ekziston. Unë gjithnjë mendoj për Bolonjën.” deklaroi njeriu i naftës multi miliarderi shqiptar Rezart Taçi për radion “ Futureshow Station.”
Përkundër çmimit të lartë të vendosur nga Menarini, e cila ishte dhe arsyeja e dështimit të blerjes gjatë verës, ende nuk dihet se nga i erdhi dëshira Taçit për ta blerë përsëri Bolonjën.