‘Tinkerman’ ka sugjeruar se tifozët e Calcio kanë më shumë pushtet. Ish strategu i Chelsea përmendi një shembull nga përvoja e tij…Trajneri i Roma Claudio Ranieri ka rënë dakord me selektorin e Anglis Fabio Capello, i cili pohoi se tifozët “ultras janë ata të cilët vendosin rregull në Serie A”Ish bosi i Real Madrid Capello foli dje për gjendjen e Calcio, duke thënë se ata nuk kanë guxim që të zbatojnë ligjet kundër përkrahësve në gadishull. Ranieri ka miratuar këtë pikëpamje, duke ofruar një shembull kur ai ishte trajner i Juventus.
“Unë mund të them se vitin e kaluar, Juventusi ka kërkuar Dejan Stankoviç nga Inter. Por tifozet nuk e lejuan këtë transferim dhe ai mbeti atje, “ shpjegon ai për “La Gazzetta dello Sport.
“ Tani ai ende është në Inter me dëshirën e tifozëve. “
Strategu i Inter José Mourinho kishte vendosur që Stankoviç të largohet nga San Siro sezonin e kaluar, megjithatë, ai ishte në top formë sezonin e kaluar, atehere kur tifozët e Juventus e bllokuan transferimin e tij.
Këta dy trajner kanë mendime të njëjta pasi që të dy kanë qenë trajner në Serie A. Capello ishte trajner i Juventus ndërsa Ranieri tani është trajner i Roma