JUVELIVE

26 tetor 2009

Ronaldo : Dua të luaj kundër Milanit

Cristiano Ronaldo shrpeson në një rikthim në aksion për Real Madridin më 3 Nëntor kur Los Blancos do të takohen me Milanin në kuadër të Ligës së Kampionëve në San Siro.

“ Dua të luaj kundër Milanit. Është ndeshje shumë e rëndësishme për ne dhe do të provoj te jem në atë takim.”

Ronaldo thotë se nuk do të nxitohet që të luaj pa u siguruar se është 100 përqind i sigurtë, pasi që mund të merr ndonjë lëndim tjetër.

“ Dua tu ndihmoj shokëve të skuadrës sa më shpejtë që është e mundshme, por është e çartë se unë nuk mund të rrezikoj. Ky sezonë është i gjatë dhe nuk mund të rikthehem duke rrezikuar. Vetëm nëse do jem 100 përqind i sigurt do të kthehem.” deklaroi Ronaldo.

Ronaldo ishte shtylla e Realit këtë sezonë pasi që në shtatëë ndeshjet që luajti Ronaldo, Reali i fitoi të gjitha, kurse pas mungesës së tij Real Madrid humbi dy ndeshje fitoi vetëm një dhe barazoi kundër Gijonit.