Zv.Presidenti i Milanit Adriano Galliani ka përjashtuar mundësinë e transferimeve të shumta në Janar, por ka konfirmuar ardhjen e Beckham.“ Kurrë nuk kam folur për blerje lojtarësh – vetëm David Beckham do të arrijë në Janar, askush tjetër,”
“ Huntelaar? Ai nuk është në treg. Ai është lojtar i zonës brenda 16 m, dhe problemi është se nuk kemi mundur ta furnizojmë atë mjaft me topa.”
“ Ne fokusin kryesor e kemi te Liga e Kampionëve. Objektivi është që ta fitojmë atë, dhe ne duhet të përfundojmë së paku në vendin e tretë në Serie A, që të kualifikohemi për CL.” deklaroi Galliani.