JUVELIVE

25 tetor 2009

River Plate dhe Boca Juniors ndahen remi

River Plate dhe Boca Juniors kanë zhvilluar El’superclasicon e argjentinës në një kohë kur futbolli argjentinas po përballet me vështirësi të mëdha.
Atmosfera në River Stadium në Buenos Aires ishte e flaktë si zakonisht që ndodh kur takohen këto dy skuadra.
Takimin e hapi Gallardo në minutën e 29 duke shkaktuar një impakt total në impiant qe rrallë kush do ta harroj.
Në pjesën e dytë, atmosfera tensionohet. Në minutën e 47 Villagra skuqet duke shkaktuar protesta të mëdha në shtabin teknik të Riverit dhe tek tribunat në stadium.
Në minutën e 51 pason dërgimi në shtëpi i Caceres lojtar i Bocas, duke qetësuar paksa gjakrat në stadium.
Goli i barazimit erdhi në minutën e 64, kur supersulmuesi argjentinas Martin Palermo shënon duke vënë në qetësi totale tifozët vendas.
Takimi ishte i nxehtë deri në fund por pa sukses për të dyja palët.