JUVELIVE

25 tetor 2009

Ferguson pranon humbjen

Bossi i Manchester United Sir Alex Ferguson ka shikuar një paraqitje shumë të dobët të skuadrës së tij në humbjen 2 me 0 nga Liverpooli në Anfield.
“ Mirë, paraqitje zhgënjyese – pjesa e parë ishte më e dobët nga këndëvështrimi im.”
“ Nuk kemi ditur ta trajtojmë atmosferën e ndeshjes, unë mendoj, se nuk kemi ditur ti trajtojmë rastet kundër nesh. Duhet të ishim më të mirë në këtë aspekt, ne kemi mjaftë përvojë për ta bërë atë.”
“ Pjesën e dytë mendova se ishim më të mirë, por humbëm në dy ose tre raste kryesore.”
“ Mirëpo, Liverpool ishte skuadra më e mirë, krijoi më shumë raste, ishte më i mirë se ne sot dhe nuk kam paragjykime…Liverpool ishte skuadra më e mirë sot.” deklaroi pas ndeshjes Ferguson