Katalunasit janë duke u përgatitur për ndeshjen e sotme kundër Real Zaragoza dhe dëshirojnë që sa më shpejtë ta harojnë humbjen që u shkaktoi Rubin Kazan në mesjavë…Pique mendon se Barcelona ka qenë e habitur nga dy rezultatet e fundit, pasi nuk ariten të fitojnë Valencian dhe Rubin Kazan.
“Barazimi në Ligë dhe humbja në Evropë nuk do të bëj panik në klubin tonë pasi që ne jemë shumë të vendosur, “ tha Pique
“Njerëzit janë duke thënë se Barcelona nuk luan mirë, ka krizë në ekip, por nëse ne fitojmë sot kundër Zaragozëz atëherë do të harohet sërish gjithqka. Tifozët nuk kanë nevojë të shqetësohen. “ tha Pique
Barcelona do te ndeshet me Real Zaragoza të dielën në Camp Nou, ndërsa Pique do ta kujton sezonin që kaloi si i huazuar në Zaragoza.
“Une isha 19 vjeqar kur luaja për Real Zaragoza, klubi në atë kohë bëri një punë të madhe duke u klasifikuar në Kupën Uefa. Unë kalova shumë mirë atje dhe kisha shokë shumë të mirë.