25 tetor 2009

Iker Casillas : Nuk ka nevojë për shqetësim në Real Madrid

Casillas mendon se shpenzimet e Real nuk po japin shumë fryte, por atyre duhet ti jepet më shumë kohë të tregojnë se sa të vlefshëm janë…Portieri i Real Madrid Iker Casillas mendon se nuk duhet të ketë panik në Santiago Bernabeu, pavarësisht se Mbretërit nuk kanë treguar rezultate të mira në ndeshjet e fundit.
Casillas këmbëngul se lojtarët e skuadrës ende kanë nevojë të njihen mirë me njëri tjetrin, dhe është e sigurt se kur të gjithë anëtarët e skuadres të jenë të aftë, atëherë klubi do të gjen shpëtim.
“çdo gjë është e diskutueshme. Florentino Perez ka bërë një punë të madhe duke blerë lojtarë të mirë dhe shtrenjtë, por ata nuk kanë mundur ende të tregojnë vlerën e tyre sepse janë bashkë vetëm për dy muaj, “ tha ai për gazetarët
“Ndoshta jemi të prekur nga plaget, por jemi të përgatitur për të zgjidhur situatën, “ shtoi ai.
Rivali me i madh i Real Madrid është Barcelona. Katalunasit mund të marin kryesimin në Primera Divizion duke e mposhtur Real Zaragozen sot në mbrëmje