JUVELIVE

27 tetor 2009

Mazzari kërkon atmosferë elektrike kundër Milanit

Trajneri i Napolit Walter Mazzarri ua ka bërë të qartë lojtarëve të tij që pas dy fitoreve mos të fluturojnë në qiell pasi që me Milanin nuk bëhet shaka.
“ Unë e njoh shumë mirë futbollin që ti zgjoj kryet. Kemi një test të rëndësishëm nesër dhe ne duhet ti rikthejmë forcat mentale dhe fizike. Nuk duhet të hyjmë në fushë duke menduar për fitoren mbi Fiorentinën.”
“ Do të jetë ndeshje e vështirë për ne. Ata janë në formë të mirë dhe treguan cilësitë në dy ndeshjet e fundit.”
Rreth 80 mijë bileta tanimë janë shitur për takimin mes Napolit dhe Milanit, dhe për këtë shkak, Mazzarri prejt mbështetje nga tifozët.
“ Dua ti shoh tribunat duke reaguar pas dy ndeshjeve. Ambienti ishte depresionues kur arrita. Nuk kishte entuziazëm. Tani kemi rifituar besimin e tifozëve.” përfundoi Mazzari.