JUVELIVE

27 tetor 2009

Del Piero rikthehet nga lëndimi

Juventus ka marrë më në fund një lajm të mirë. Legjenda e gjallë e këtij klubi Alessandro Del Piero rikthehet nga problemet muskulore nga të cilat vuajti gjatë këtij sezoni.

Sipas Tuttosport, kapiteni i Bianconerëve pasi një skanim MRI tek muskuli i dëmtuar, dhe pas skanimit gjithçka mendohej të ishte gati për rikthimin e tij.

Kurrë në karrierën e tij tek Juventus, Del Piero nuk ka munguar në ndeshjet e para të sezonit për shkak të ndonjë lëndimi. Ai ishte jashtë fushave të blerta për dy muaj, por do të rikthehet më 7 Nëntor në ndeshjen kundër Atalantës, dy ditë para ditlindjes së tij të 35.

Nga ana tjetër lajm i mirë është edhe operacioni i përfunduar me sukses i Iaquintas, i cili poashtu pritet të rikthehet pas dy javësh.