Liverpool është lidhur me një kalim prej 16.5 milion funtash të anësorit të Valencias Juan Manuel Mata në Janar, pasi që klubi spanjoll po ka probleme të mëdha financiare, dhe kështu duhet ti shes yjet e saja.Përkundër konfirmimit të qëndrimit të yjeve David Villa dhe David Silva në Valencia, shumë klube ishin të interesuara për këta dy superlojtarë, mirëpo duket se Valencia do të lëshoj pe për shkak të problemeve ekonomike.
Rafael Benitez, kështu ka shprehur dëshirën që ta marr Juan Manuel Matan në një paketë prej 16.5 milion funtash.
Mata ka një kontratë me Valencian deri në 2012 dhe raportohet se ai fiton 10 mijë funta në javë, gjë që është pak për një lojtar të rangut të tij.
Babai i tij, që është dhe agjenti i tij tha për The Sun: “ Ne duam që Valencia të njoh talentin e djalit tim, jo vetëm për shkak të parave.”
Mata për këto spekulime shprehet :
“ Kjo gjë varet nga klubi dhe agjenti im.”
“ Benitez është një trajner i madh, por unë dua të koncentrohem në lojën time, pa ndikime nga jashtë.”