29 tetor 2009

Buffon : Juventusi ishte shpërthim nuklear kundër Sampdorias

Portieri i Juventusit Gianluigi Buffon e ka përshkruar fitoren kundër Sampdorias prej 5 me 1 si një shpërthim nuklear.

Zonja e vjetër shkatëroi kundërshtarët e mbrëmshëm me fitoren më të lartë këtë sezonë. Buffon beson se kjo fitore ka zgjuar entuziazmin në klub.

“ Ishtë një ekslopdim nuklear dje, sepse askush nuk e priti këtë. As ne nuk e pritëm këtë paraqitje.”

“ Të gjithë dëshirojnë të fitojnë dhe të jenë të bindshëm. Ne kemi treguar se mund ta bëjmë ndaj klubeve të mëdha, por ne nuk duhet të humbim asnjë pikë në ndeshjet tjera në mënyrë që ti arrijmë objektivat.”

“ Kjo është njëra prej periudhave më të mira të karrierës time. Kritikat e vitit të kaluar ishin stimulim për mua.” deklaroi Buffon për Sky Sport Italia.