01 tetor 2009

Kriza troket në Milanello

Zëvëndës presidenti i Milanit Adriano Galliani është i ngujuar në zhveshtoren e Milanit me Leonardon dhe lojtarët, duke reflektuar në një start katastrofal.
Sipas La Repubblica, Galliani arriti në vendin e trajningut në ora 10:50, vetëm dhjetë minuta para fillimit të sesionit të parë të trajnimeve.
Galliani ka qenë atje që të mbaj një fjalim rreth humbjes së djeshme kundër Zurichut 1 me 0 në Champions League.
Thuhet se zyrtarët e klubit nuk janë aspak të kënaqur me formën e klubit.
Galliani duket se përsëri do të jetë i butë me Leonardon, përkundër kritikave të shumta të mediave locale në Milano.