Portieri i Realit, Iker Kasiljas, u zgjodh portieri më i mirë i sezonit të kaluar në kampionatin spanjoll. Gjatë ceremonisë së dhënies së çmimeve, ai tha: “Kam fituar gjithçka, por jam i etur më shumë se kurrë për trofe. Championsi i dhjetë me Realin dhe Kupa e Botës me Spanjën janë dy etapa vendimtare në karrierën time dhe dua të jem në lartësinë e duhur.” 28-vjeçari, prej 11 vitesh titullar i Realit, është i treti futbollist pas Raulit dhe Zubizaretës, që ka luajtur më shumë se 100 ndeshje me përfaqësuesen spanjolle.