25 tetor 2009

Humb Nurnbergu i Bunjakut

Nurnberg ka pësuar humbje me rezultat 3:0 nga Hoffenheim, në ndeshjen e zhvilluar të shtunën në mesditë. Sulmuesi kosovar, i cili xhiron e kaluar shënoi dy gola ndaj Hertha Berlin, ka luajtur 85 minuta, kur është zëvendësuar nga Choupo-Moting.
Pas kësaj humbjeje, Nurnberg mbetet në pozitën e parafundit në Bundesligë, me vetëm 8 pikë të tubuara. Në xhiron e 11-të, Nurnberg do të luajë si vendës ndaj Werder Bremen.