25 tetor 2009

Basha, 90 minuta në humbje

Migjen Basha ka luajtur 90 minuta, në humbjen e skuadrës së tij Frosinone nga Ancona me rezultat 3:1. Golat për vendësit i realizuan Surraco, Miramontes e Falco, ndërsa goli i Mazzeos nuk i mjaftoi udhëtuesve.
Përkundër kësaj humbjeje, edhe pas 11 xhirosh të zhvilluara, Frosinone vazhdon të kryesojë në Serie B italiane me 21 pikë të tubuara. Xhiron e ardhshme, Frosinone do të jetë mikpritëse e Sassuolos.