Florentino Perez pas humbjes skandaloze ndaj klubit të ligës së tretë Alcorcon, u ka bërë thirrje tifozëve që të jenë të qetë, duke ua bërë me dije se Pellegrini ka në dorë një skuadër të re që ka nevojë për tu përshtatur ende.“ Duhet të jeni të qetë, edhe pse humbja ndaj Alcorcon dhemb ende.”
“ Historia e Real Madridit është më shumë se një ndeshje, nuk mund ta ekzagjeroni dhe të krijoni kriza.”
“ Ne kemi patur vetëm dy muaj duke luajtur. Trajneri është i ri, ai ka një sistem më ndryshe nga ai i vitit të kaluar me shumë lojtar të ri . Ne duhet ti japim kohë ekipit në mënyrë që të adaptohet dhe jam i sigurtë se rezultati do të vie.”
“ Për më shumë, lëndimet nuk na ndihmojnë – ne kemi patur 15 të tilla muajt e fundit.”
Presidenti Perez ua përkujtoi tifozëve disfatën kundër Toledos klub në Segunda Division që e eliminuan skuadrën nga Copa del Rey në vitet 2000-2001, por më pas ekipi fitoi La Ligën.
“ Ne ishim eliminuar, por më pas fituam La Ligan.”
“ Natyrisht, nuk është mirë për një president ta shoh klubin e tij në këtë gjendje, por ne jemi Real Madridi. Ne e dimë si të fitojmë, ne duhet të dimë dhe sit ë humbim dhe të pranojmë se Alcorcon ishte më i mirë se Reali i Madridit dje mbrëma.” deklaroi Perez për AS.