JUVELIVE

28 tetor 2009

Cagliari trondit Lazion, Genoa mund Fiorentinën

Cagliari ka shënuar fitore befasuese në udhëtim te Lazio në Olimpico të Romës me rezultat 1 me 0.
Të vetmin gol e shënoi Matri në minutën e 50.
Kjo humbje e Lazios nuk është befasuese për dy shkaqe : Forma e dobët e Albiçelestëve dhe tronditja nga protestat e tifozëve ditë më parë.
Genoa ka shënuar fitore shumë të rëndësishme si nikoqir i Fiorentinës me rezultat 2 me 1.
Palladino hapi serinë e golave duke çuar në epërsi Genoan. Ishte ky goli i parë pas një kohe të gjatë shënuar në Marassi.
Në pjesën e dytë, në minutën e 63 Marco Marchioni shënon për 1 me 1. Fitoren e Genoas e vulosi Giandomenico Mesto në minutën e 73.