25 tetor 2009

Edhe Milan e Arsenal, pas Behramit

Nuk është vetëm Juventus i interesuar për mesfushorin kosovar të West Ham United, Valon Behrami.
Sipas të përditshmes britanike Daily Star, dy klubet që janë më së afërmi për ta transferuar 24 vjeçarin janë Milan dhe Arsenal.
Gjithnjë sipas kësaj uebfaqeve, Rossonerët, që janë në kërkim të një futbollisti të krahut, i kanë filluar bisedimet me klubin Hammers, derisa Arsenal, në rast të shitjes së Bakary Sagna, është i gatshëm ta marrë ish futbollistin e Lazios.