Çezare Prandeli pëson humbjen e parë në shtëpi, por pa u shqetësuar shumë: “Duhet t’ia kishim dhuruar fitoren presidentit Dela Vale që ishte në tribunë, ose të paktën të mos humbisnim, por u përballëm me një Napoli të vendosur shumë mirë në fushë dhe mjaft agresiv, ‑ thotë trajneri i Fiorentinës, që më pas e drejton gishtin te mungesa e konkretizimit të skuadrës së tij.- Donim patjetër të luanim në Champions dhe tashmë duhet t’i pranojmë të gjitha rreziqet. Por nuk do të heqim dorë asnjëherë nga kampionati, që do të jetë shumë i vështirë në krahasim me vitet e fundit. Napoli sigurisht që kishte diçka më shumë se ne, është një skuadër që mund të luftojë për katër vendet e para të renditjes”.