Sokoli i kënaqur me rezultate, jo edhe me lojë
Skuadra e futbollit KEK-u nga Kastrioti radhitet në vendin e gjashtë më 12 pikë në elitën e futbollit të Republikës së Kosovës. Bylbyl Sokoli, kryetrajner i kësaj skuadre është i kënaqur me rezultate, por jo edhe me lojë. “KEK-u është një skuadër që ka hyrë rishtas në elitën e futbollit. Si skuadër po mundohem të adaptohem në ligë, po luajmë sigurt dhe po tregojmë formë të mirë. Me rezultatet e arritura jam i kënaqur, por jo edhe me lojë. Shpresojmë se në javët e ardhshme do të rritet edhe niveli i lojës dhe do të jemi më lartë në renditje të tabelës”, tha Sokoli.