Berbatov: Giggs, inspirim për ekipin
Më i riu i cili e vlerësoi me notë të lartë lojën e Giggs-it është Dimitar Berbatov. Sipas tij futja e Giggs-t në lojë kundër Stoke City-t, e inspiroi ekipin në fitoren 2:0. "Të gjitha i ndryshoi Ryan me hyrjen në lojë. Ai thjesht sjell vendime të duhura dhe m’u ky na solli edhe tri pikë. Sipas numrit të viteve të kaluara në United, mund ta shihni se sa ka siguri ekipi me të në fushë", tha ai. Loja e Giggs-it, me 36-vjetet e tij, nuk mbeti pa u përgëzuar as edhe nga trajneri i këtij ekipi Sir Alex Ferguson-i.