JUVELIVE

20 korrik 2009

Zebina refuzon Bordeaux

Mbrojtësi i Juventusit, Jonathan Zebina nuk planifikon të kthehet në vendlindjen e tij në Francë pas spekulimeve se kërkohet nga kampioni Bordeaux.

“Më vjen mirë për interesimin e Bordeaux mirëpo nuk kam ndërmend të kthehem të luaj futboll në Francë. Për mua do të kishte qenë hap prapa”, deklaroi Zebina gjatë një interviste me të përditshmen sportive franceze L’Equipe.

Zebina luajti në Cannes nga 1996-1998.