Klubi nga Bundesliga, Koln është në prag të kompletoj transferimin e mesfushorit portugez, Maniche. Koln pritet të shtoj një tjetër futbollist portugez në radhët e tyre pasi tashmë kanë mesfushorin Petit ndërsa do t’ju bashkohet edhe Maniche. 31 vjeqari është futbollist i lirë pasi është liruar nga Atletico Madrid në fund të sezonit të kaluar. “Kemi arritur marrëveshje me futbollistin dhe ai do të nënshkruaj kontratë me klubin pasi të kaloj vizitat mjekësore” deklaroi menaxheri i përgjithshëm, Michael Meier.