Juventusi kërkon të shesë me çdo kusht mesfushorin danez, Kristian Poulsen. Pritej që një gjë e tillë të konfirmohej javën e kaluar, kur drejtuesit e Fenerbahçes ofruan 7.5 milionë euro dhe 4 milionë euro në sezon lojtarit. Por kjo marrëveshje nuk përfundoi me sukses, sepse bashkëshortja e Poulsenit nuk pranoi të transferohej në Turqi dhe atëherë lojtari vendosi të qëndrojë në Torino. Por dje, ka qenë skuadra spanjolle e Vilarealit, që ka “telefonuar” drejtorin sportiv bardhezi, Alesio Seko, për të diskutuar mbi mundësinë e transferimit, ose më saktë të rikthimit të danezit në kampionatin spanjoll, pas aventurës së tij me Seviljen.