Juventusi dhe Fiorentina pritet të jetë një aks i nxehtë për merkaton italiane. Bardhezinjtë dhe vjollcët ka gjasa që të bëjnë një seri shkëmbimesh mes tyre, ku lojtarët e përfshirë do të jenë Marko Markioni, Zdenek Grigera dhe Felipe Melo. Dy futbollistët bardhezinj nuk bëjnë pjesë në planet e drejtuesve të klubit torinez, ndërkohë që Fiorentina është shumë e interesuar për ta. Nga ana tjetër, Juventusi është shumë e interesuar për brazilianin e vjollcëve, Felipe Melo, për të cilin është e gatshme të sakrifikojë Markionin dhe Grigeran, plus një shifër parash, që t’i shërbenin shumë klubit dhe presidentit Dela Vale.