JUVELIVE

20 korrik 2009

Vieri largohet nga Blekburni

Marrëveshja ka dështuar. Bobo Vieri ka vendosur t’i japë fund menjëherë aventurës me skuadrën e Blekburnit. Vieri në ditët e kaluara kishte filluar të stërvitej me skuadrën angleze, para se të rikthehej në Itali. Pasi pritej të ishte në tribunë për miqësoren e Rovers kundër Romës, ish-sulmuesi i Atalantës nuk ka qenë i pranishëm, sepse ndodhej në Milano. Dukej se vendimin ish-sulmuesi i Interit e kishte marrë me kohë. Në fakt, ditën e shtunë, pritej në stërvitje nga trajneri Alardajs, por ai nuk është paraqitur. Dhe është nisur me pushime drejt Sardenjës. Ndoshta, në pritje të një sfide të re.