Marrëveshja që duhet të çojë Etonë tek Interi dhe Zllatan Ibrahimoviçin tek Barcelona duket se është në rrugën e duhur, të paktën sipas asaj që bëhet e ditur nga shtypi spanjoll. Në fakt, duket se gjatë ditës së shtunë lojtari kamerunas ka patur një kontakt telefonik me trajnerin portugez të Interit, i cili mësohet se ka arritur ta bindë në pak kohë Etonë se zgjedhja për të kaluar tek Interi është ajo e duhura. Kështu, gjithçka duhet të mbyllet sot, kur do të zhvillohet një takim i programuar midis menaxherit të sulmuesit spanjoll, Josep Maria Mesajes, dhe drejtuesit të klubit zikaltër Marko Branka.