Thiago Motta zyrtarisht në Inter
Pas Diego Alberto Milito, Inter e ka transferuar zyrtarisht edhe mesfushorin brazilian Thiago Motta. Ish futbollisti i Barcelonës dhe Genoas është lidhur me klubin Nerazzurr deri me 30 qershor të vitit 2013. Ndërkohë, nga Inter në Genoa kanë kaluar përfundimisht Francesco Bolzoni, Leonardo Bonucci e Riccardo Meggiorini. Motta pati paraqitje të shkëlqyeshme me Genoan sezonin e kaluar, andaj kjo iu ra në sy zyrtarëve të kampionit italian, të cilët ia siguruan atë trajnerit Jose Mourinho.