01 korrik 2009

Simunic në Hoffenheim

Hoffenheim i ka siguruar shërbimet e mbrojtësit kroat Josip Simunic. Klubi gjerman, i udhëhequr nga trajneri Rangnick, ka bërë të ditur se futbollisti 31 vjeç ka nënshkruar kontratë trevjeçare. Eksperti i mbrojtjes kishte luajtur tek Hertha Berlin qe 10 vjet. Klubi nga Berlini do t’i përfitojë 7 milionë euro për shitjen e futbollistit të vet. Hoffenheim synon që ta formojë një skuadër të fuqishme për sezonin e ardhshëm, për t’i befasuar klubet e mëdha, siç bëri në pjesën e parë të këtij sezoni.