21 korrik 2009

Të gjithë në rresht për ... Ancelottin

Londër - Carlo Ancelotti ka fituar menjëherë respektin e lojtarëve të tij, gati një muaj pas transferimit të tij te Chelsea i Londrës.
Tekniku që njihet për seriozitetin e tij u përpoq të vendosë menjëherë diktatin e tij sapo mbërriti te “blutë”. Në stërvitjet e tij të para ai kërkoi nga lojtarët me eksperiencë, por edhe të rinj që të njohin se kush është “bosi”në dhomat e zhveshjes dhe stërvitje. Menjëherë pas kësaj lojtarë si Frank Lampard, Peter Chec u rreshtuan në krahë të ish-milanistit dhe thurën elozhe për frymën që përcjell në grup. Të njëjtën linjë ndjek edhe talenti i Chelseat, Obi Mikel. "Tani jemi në duart e tij dhe me eksperiencën që posedon do të na ndihmojë të fitojmë trofe. Të gjithë jemi të lumtur me të dhe kemi marrëdhënie të shkëlqyera", deklaroi nigeriani.