21 korrik 2009

Flamurtari: Kualifikim me lojë sulmuese

Vlorë - Edhe pse fitorja e ndeshjes së parë kundër skocezëve të Motherwellit ka regjistuar një rezultat të ngushtë, trajneri Eqerem Memushi ndihet optimist për ta kaluar me sukses edhe ndeshjen e dytë.
Tekniku i vlonjatëve shprehet se ka studiuar pikat e dobëta të kundërshtarit ndeshjen e parë dhe se u ka injektuar lojtarëve optimizmin e nevojshëm për të mundur portokallinjtë e Motherwell. “Nuk kemi përse të kemi frikë nga fakti se në këtë ballafaqim vendoset fati i kualifikimit tonë. Ne kemi fituar me meritë në ndeshjen e parë dhe këtë fitore do ta mbrojmë vetëm me lojë sulmuese”, është shprehur Memushi.