JUVELIVE

20 korrik 2009

Poulsen, edhe tifozët i ka kundër

Kthehet njeriu me megafon. Por këtë herë tifozi për të amplifikuar idenë përdor një parrullë. Zbarkon në Pinxolo dhe nis të thërrasë: “Poulsen, plus valixhe = me mbrojtës”. Çështje bilanci dhe çështja është akoma në dyshim. Poulseni refuzoi Fenerbahçenë dhe bardhezinjtë dështuan të fitojnë 7 milionë euro. Por drejtori Seko beson akoma dhe ka pista të tjera për danezin. Në Gjermani janë Hamburgu, Shalke e Verder. Dhe para së gjithash në Angli, ku hipoteza më e mirë Fulhemi, ku lojtari mund të shkojë i huazuar. Nëse ikën, do t’i hapej rruga Kaseresit që do të vinte po hua nga Barcelona