JUVELIVE

20 korrik 2009

Markioni: Me Prandelin përshtatem shpejt

Pasi ka mbërritur në stërvitjen e Fiorentinës, Marko Markioni ka folur për herë të parë mbi ardhjen e tij te vjollcët: “Erdha te Fiorentina, - sepse në radhë të parë isha unë ai që doja, - pohoi ish-anësori i Juves, - dhe ndodhem këtu për të treguar se cili jam. Në Firence e di se mund të ndihem i rëndësishëm, pasi në Torino më kanë ndaluar shpesh dëmtimet. Rigjeta Prandelin, e pashë shumë të qetë, qetësia e tij do të jetë shumë e rëndësishme në një sezon të gjatë si ai, që na pret. Këtu i njoh që më parë edhe pjesën më të madhe të shokëve, për këtë nuk do të jetë e vështirë të përshtatem shpejt”.