JUVELIVE

03 korrik 2009

Parma: Objektivat janë Di Natale e Domici

Parma ka gati ofertën për të arritur te Antonio Di Natale. Skuadra emiliane paska vendosur në “pjatën” e bilancit një ofertë në parà të barabartë me rreth 10 milionë euro, plus bashkëpronësinë e mesfushorit Desena, i ardhur nga një sezon i mirë me fanellën e Sampdorias - zotëron gjysmën e kartonit - e kurorëzuar edhe me grumbullimin në kombëtaren “axurre” të Kaziragit në rastin e Europianit U-21, që ka pak ditë që është mbyllur në Suedi. Por operacioni për Di Natalen nuk është i vetmi në aksin Parma-Udine. Në të vërtet dukalët, janë në kërkim të një qendërmbrojtësi të mirë dhe nëse japin më shumë se 4 milionë euro, friulanët mund të vendosin të shesin edhe Domicin, i sapo marrë nga Napoli. Megjithatë presidenti i verdhebluve Tomazo Girardi pret një përgjigje edhe nga mbrojtësi me përvojë Kristian Panuçi, të cilit sapo i ka skaduar kontrata me Romën dhe pret një sinjal nga verdhekuqtë për ta rinovuar.