JUVELIVE

23 korrik 2009

Nasri kthehet për gjashtë javë

Mesfushori i Arsenalit, Samir Nasri, i cili theu këmbën në stërvitje gjatë kësaj jave, do të kthehet në fushë më herët se që ishte parashikuar, sipas menaxherit Arsene Wenger. Reprezentuesi francez u lëndua rëndë të martën, ndërsa stafi mjekësor i klubit kishte parashikuar një periudhë prej dy deri tre muaj jashtë fushës. Mirëpo, kontrollimet tjera kanë sjellë lajme të mira për Wengerin. “Nuk është lëndim i ndërlikuar, por më i thjeshtë. Megjithatë, do t’i nevojiten gjashtë javë për t’u shëruar”, deklaroi Wenger.