JUVELIVE

23 korrik 2009

Mourinho i ngazëllyer me Eto’on

Jose Mourinho është i ngazëllyer me transferimin e mundshëm të Samuel Eto'o, sipas presidentit të Interit, Massimo Moratti.Mourinho është njoftuar që Nerazzurët kanë arritur një marrëveshje me Eto’on. Tash e tëra që ka mbetur është njoftimi zyrtar nga të dy klubet. Moratti ka konfirmuar se 'Special One' është i lumtur me mënyrën se si po rrjedhin gjërat. Ai gjithashtu ka konfirmuar se Aliaksandr Hleb është pjesë e marrëveshjes. “Jam gjithmonë në kontakt me Mourinhon dhe ai është i lumtur nëse do ta ketë Eto’on. Mourinho nuk ka menduar se Zlatan Ibrahimovic do të largohet”, ka thënë Moratti për ueb sajtin zyrtar të klubit. “Do të isha i lumtur nëse Eto'o i bashkohet klubit tonë, por asgjë ende nuk është zyrtare”.“A është Hleb pjesë e marrëveshjes? Po”.Besohet se Inter do të përfitojë 48 milion euro plus Samuel Eto'o dhe Hlebin si huazim për një vit në shkëmbim të Ibrahimovic. Ndërsa Eto'o pritet të nënshkruajë kontratë 5 vjeçare.