JUVELIVE

03 korrik 2009

“Moxhi”, Lo Monako akuzon Bolonjën

Çështja “Moxhi”? Besoj se klubet e futbollit duhet të kenë një sjellje më të qartë e korrekte, nuk mund të bësh tratativa me një që është i dënuar”. Administratori i deleguar i Katanias, Pietro Lo Monako, akuzon hapur Bolonjën, duke komentuar zërat e konfirmuar dhe përgënjeshtruar më pas mbi një përfshirje direkte ose pastaj të dështuar të Luçiano Moxhit në rangjet e larta të klubit kuqeblu. “Moxhi është një qytetar i lirë, por nuk mund të ketë një rol direktiv në futbollin tonë”, - thekson drejtuesi i Katanias. Po ashtu, Lo Monako ka folur edhe për merkaton e skuadrës siçiliane: “Maskara? Do ta mbajmë fort”.