01 korrik 2009

Marseille blen Lucho Gonzalez

Përmes një komunikate për shtyp në uebfaqen e vet zyrtare, Olympique Marseille ka njoftuar se e ka blerë mesfushorin argjentinas Lucho Gonzalez, i cili katër sezonet e fundit i kishte kaluar te Porto. Klubi i udhëhequr nga trajneri Didier Deschamps ka paguar 18 milionë euro për ta blerë kartonin e futbollistit, shumë kjo që mund të shkojë deri në 24 milionë, nëse përfshihen disa bonuse dhe varësisht nga paraqitjet e futbollistit. Gonzales ka nënshkruar kontratë 4 vjeçare me nënkampionin francez, ndërsa do të paguhet 2 milionë në vit.