JUVELIVE

04 korrik 2009

Maicon, blerja e fundit e Realit?

Menaxheri i mbrojtësit të djathtë të Interit, Maicon ka theksuar se klienti i tij mund të jetë blerja e fundit e Real Madridit gjatë këtij afati kalimtar të verës. Gjiganti madrilen deri më tani ka shpenzuar mbi 200 milionë euro në përforcime ndërsa Antonio Caliendo ka parashikuar se klubi nga Santiago Bernabeu do të kërkoj edhe Maiconin. “Për momentin nuk ka asgjë mirëpo situata mund të ndryshoj. Aktualisht, Real është i përqendruar në objektiva të tjerë si Alonso e Ribery por më pas do të kthehet për Maiconin. Nuk kam dyshime rreth kësaj”, tha ai.