JUVELIVE

04 korrik 2009

Baptista: Tani do të shihni cili jam!

Sulmuesi brazilian i Romës është gati për sezonin e ri dhe premton “kthesë”
Ka qenë skuadra e Romës që ka inaguruar sezonin e grumbullimeve, duke u mbledhur të enjten në Trigoria gati për të filluar sezonin e ri. Nuk janë bashkuar akoma me grupin të dëmtuarit (Doni, Sisinjo dhe Akuilani) dhe lojtarët e kombëtareve që kanë luajtur në Kupën e Konfederatave ose ata, që kanë luajtur në Europianin e Under-21. Midis këtyre është edhe Hulio Baptista, aktualisht me pushime.
“Nuk kam menduar për asnjë moment të largohem nga Roma, - ka thënë “Bisha”. - Mund të jemi protagonistë dhe të arrijmë menjëherë të sigurojmë një vend në Champions Ligën e ardhshme. Roma nuk mund të qëndrojë jashtë këtij kompeticioni, por nga ana tjetër një gjë e tillë i ka ndodhur edhe Milanit vitin e kaluar.
Ttani e kemi rradhën ne… mund të ndodhë që të zhvillosh një sezon negativ”. Por, në merkato verdhekuqtë nuk kanë bërë lëvizje të mëdha, duke marrë vetëm Gubertin: “Sipas m
endimit tim skuadra është e fortë edhe me lojtarët që ka tani,- ka thënë Baptista, duke mbështetur deklarat e Prades. - Vitin e kaluar dëmtimet na kanë penalizuar”. Në aspektin personal, Baptista ka realizuar midis kampionatit dhe Champions Ligës 11 gola: jo pak për një lojtar në debutimin e tij në Serinë A: “Po, jam i kënaqur për mënyrën sesi kanë shkuar gjërat. Por Roma nuk e ka parë akoma Hulio Baptistën më të mirë”.