JUVELIVE

20 korrik 2009

Lotito: Lacio është një klub i respektuar

“Lojtarët kanë një rrogë ushtari dhe vese prej gjenerali”. Pas zënkës verbale midis Diakitesë dhe Rokit, që është zhvilluar në seancën e fundit stërvitore, ambienti i Lacios është gjallëruar nga presidenti Lotito, i cili ka shkuar në grumbullimin e ekipit për prezantimin zyrtar të dy blerjeve të reja, Elizeu dhe Bixarri. Një turmë e madhe njerëzish ka pritur Lotiton: përqafime, autografe, fotografi në mes të mbështetësve bardhekaltër. “Në fillim duhet të mendojmë të zgjidhim situatën e lojtarëve tanë, më pas të të tjerëve. Tani Lacio është bërë një klub serioz. Kur shkojmë jashtë Italisë na presin me krahët hapur, sepse karakteristika jonë është gjithmonë e njëjtë: paraja duhet fituar me punë. Në Itali ekziston një zakon i keq: lojtarët kanë rrogën e një ushtari dhe veset e një gjenerali. Kur shkojmë në Argjentinë, shikojmë se një lojtar që këtu kushton 10, atje vlen 4. Atëherë lind pyetja: kemi bërë keq që kemi marrë lojtarë nga jashtë?”. Pas ditëve të para të grumbullimit, ka ardhur prezantimi i parë zyrtar. “Bixarri është një portier i madh dhe një profesionist i madh,- ka thënë Lotito. - Një person serioz që rrit ndjeshëm nivelin e skuadrës tonë. Ndërsa Elizeu është një lojtar i veçantë, për aftësitë e tij fizike jo të zakonshme dhe për shpejtësinë e madhe”.