Milani mbështetet tek ai për sezonin e ardhshëm dhe ai duket se nuk ka ndërmend të tërhiqet mbrapa, por “thërret” në mënyrë indirekte përforcime për sezonin e ri. Bëhet fjalë për Ronaldinjon që ka folur për miqësoret e ardhshme të Milanit dhe komentuar edhe vizitën e tij tek skuadra e Bekhamit. “Jam kënaqur për faktin që kam ritakuar Bekhamin, ka qenë një shok shumë i mirë skuadre dhe është me të vërtet një njeri i mrekullueshëm”. Në lidhje me miqësoret: “Na presin disa sfida të rëndësishme, që bëjnë pjesë në programin e përgatitjeve. Jemi gati për t’u përballur me to, do të na shërbejnë për t’u përmirësuar”, ka thënë Dinjo.